Mbyllet pjesa e parë, Skënderbeu mban barazimin në Bernë

Skënderbeu po zhvillon ndeshjen e fundit në grupin B të Europa League, në transfertë ndaj Young Boys, në Bernë të Zvicrës. Ekipi i Ilir Dajës ka marrë 1 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje deri më tani, në aventurën europiane, duke i renditur në vendin e tretë me pikë. Korçarët nuk kanë mundësi të shpresojnë për një vend kualifikimi në grup, por kërkojnë ta mbyllin me nder e prestigj këtë rrugëtim.

Mungesa e të gjithë sulmuesve që ka përdorur këtë sezon në qendër: Sowe, James dhe Nespor, ka detyruar trajnerin Ilir Daja që të improvizojë sot me rreshtimin që hedh në fushë që nga minuta e pare. I avancuar në qendër të sulmit është Demte, i cili debuton në Europa League. Vendasit e nisën mirë ndeshjen, rrezikuan në dy raste portën e Shehit, më pas loja u balancua dhe Skënderbeu goditi portën në të paktën 2 raste. Megjithatë, pjesa e parë mbyllet pa gola.