Ministri turk: Serbia, mike e vërtetë e Turqisë

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç është takuar sonte në Beograd me ministrin e Jashtëm turk Mevlut Xhavushogllu.

Sipas zyrës së presidentit serb, ata biseduan për marrëdhëniet e dyanshme, bashkëpunimin ekonomik dhe pjesëmarrjen e ndërmarrjeve turke në projektet rajonale infrastrukturore, përcjell Konica.al.

“Serbia pret fillimin e punës së Këshillit të Lartë të Bashkëpunimit mes Serbisë dhe Turqisë, themelimi i të cilit është paraprë nga një deklaratë e përbashkët politike të nënshkruar gjatë vizitës së presidentit Erdogan”, ka thënë Vuçiç.

Ai është shprehur i kënaqur me nivelin e marrëdhënieve të ndërsjella që kanë arritur në pikën më të lartë deri më tani, siç dëshmohet nga një numër i madh i vizitave zyrtare.

“Ekonomia është një fushë, të cilës duhet t’i kushtojmë vëmendje. Ne besojmë se e puna e ardhshme e Këshillit të Lartë për Bashkëpunim Strategjik do të jetë në funksion të bashkëpunimit më të mirë ekonomik. Ne presim prani më të madhe të kompanive turke dhe rritje të investimeve turke në Serbi gjatë periudhës në vijim”, ka deklaruar Vuçiç.

Ministri i Jashtëm turk Xhavushogglu ka vlerësar se vizita e fundit e Erdoganit në Serbi ishte e shkëlqyer, dhe më këtë rast falenderoi presidentin Vuçiç për kontributin e tij në organizimin e kësaj vizite.

“Serbia është mike e vërtetë e Turqisë dhe krejt çka bëni është në dobi jo vetëm për vendin tuaj, por edhe për rajonin”, ka përfunduar kreu i diplomacisë turke.