Moti plot surpriza, ja ku do të bjerë borë

Reshjet e shiut pritet që të rikthehen këtë fundjavë. Paraditja e së shtunës dhe pjesa e parë e ditës së diel do të shoqërohen me mot të vranët dhe reshje shiu, kryesisht në pjesën veriore dhe verilindore të vendit.

Gjatë javës së ardhshme, i gjithë vendi pritet të përfshihet nga reshje shiu dhe bore.

Gjatë ditës së mërkurë, në ultësirën perëndimore, intensiteti i reshjeve të shiut pritet të rritet, ndërsa sasia e reshjeve sipas parashikimeve do ta kalojë 30 mm në 24 orë.

Ekstremi verior i vendit pritet të përballet me reshje të dendura bore.