Nuk thonë kot, “çudia më e madhe tri ditë zgjat”. Ja ku po e kalon Viola këtë fundvit

Ndryshe nga sa e kemi parë shpesh jashtë vendit, ky fillim dhjetori e ka gjetur Violën jo më larg se kryeqyteti. Bukuroshja po shijon këtë herë atmosferën e festave, duke mos i kushtuar rëndësi atyre që u shkruajtën në gazeta e portale për historinë e saj. Me anë të një fotoje të ndarë në Instagram, moderatorja shihet duke pozuar mes dy drerëve të zbukuruar me drita.