Paditet për statusin në Facebook/ Imami: Iu drejtova myslimanëve! Mos përdorni shkrimet e mia për qëllime të tjera

Pas njoftimit të policisë lidhur me deklaratën e imamit, ku i bënte thirrje shqiptarëve që të mos festonin festën e Pavarësisë, vetë ai ka zgjedhur sërish rrjetin social për të shuar zërat.

Ka qënë imami Armand Ali, i cili publikoi në Facebook, një shkrim ku apelonte që të mos festoheshin këto festa pasi është haram. Sakaq, policia me anë të një njoftimi ka bërë të ditur se për këtë shtetas është nisur një procedim penal, për “nxitje të urrejtjes ose grindjeve”.

Pas këtij lajmi, imami ka rrëfyer takimin që ka patur me strukturat e Policisë së Shtetit dhe thotë se është marrë për 3 orë në pyetje.