Paloka: Nuk është për të qeshur! Qeveria aktuale po e çon vendin drejt kaosit!

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka, me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, i është përgjigjur kreut të Komisionit të Ligjeve, deputetit socialist Ulsi Manja.

Në kohën që opozitarët braktisën Komisionin e Ligjeve teksa diskutohej për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri, Manja i cilësoi antiamerikanë deputetët e djathtë, ndërkohë Paloka në statusin e tij thotë se ky është një cilësim që të bën të qeshësh.