Patozi: S’kemi frikë nëse riciklohet marrëveshja me Ramën, por Bashës ia hedhin gjithmonë!

Një temë mjaft e nxehtë këto orë është nëse vijon marrëveshja mes Ramës e Bashës dhe a jemi në fazën e një riciklimi të saj, duke lënë në hije përmbytjet dhe çështjen Tahiri.

Kjo ka marë vemendjen e Astrit Patozit, ku përmes një shkrimi që e ka titulluar: “Përse nuk është gabim marrëveshja e Lulzim Bashës?”, ai vë në dukje se vetë kreu demokrat duket i kompleksuar nga kjo temë dhe se po bën çështë e mundur që të provojë se kjo nuk është e vërtetë.

Ai parashtron disa pyetje, ndërsa kërkon të dijë se Basha me çfarë do të mburret? Në fund ai bën me dije se ka qenë nxitës i marrëveshjes së 18 majit, duke i kërkuar në mbledhjen e grupit parlamentar Lulzim Bashës që të gjente një zgjidhje dhe të mos e linte Partinë Demokratike jashtë sistemit.