Përmbytjet/ Nis dezinfektimi në zonat e prekura

Menjëherë pas përmbytjeve ka vijuar puna në terren me masat e strukturave të Shëndetësisë për të monitoruar situatën në zonat e prekura.

Ditën e sotme, në Fier dhe Vlorë është kryer sot dezinfektimi në territor në banesat e përmbytura ku uji është tërhequr tashmë.

Në rezidencat e përkohshme, ku janë strehuar banorët e prekur nga përmbytjet, po monitorohet zbatimi i kushteve higjieno-sanitare.

Gjithashtu po monitorohet cilësia e ujit të pijshëm në të gjithë stacionet e furnizimit me ujë të pijshëm në territor, për të marrë masat në kuadër të shëndetit publik.