Publikohet fotoja, Ilda Bejleri në lidhje me deputetin e PD-së

Moderatorja sportive Ilda Bejleri është përfolur vazhdimisht për jetën e saj private.

Dyshimet kryesore kanë qenë se ajo mos është lidhur me ndonjë nga djemtë e kombëtares shqiptare, duke ditur marrdhënien e mirë që ajo ka me ta.

Në çdo intervistë të dhënë ajo e ka kundërshtuar faktin se mund të kishte lidhje me një futbollist. Me sa duket paska pasur të drejtë.

Gjatë muajve të verës u përfol se ajo është në një lidhje, jo me një futbollist, por me një deputet shqiptar, por edhe ky informacion u mohua nga bukuroshja.

Megjithatë burime për “Newsbomb” bëjnë me dije se Ilda është në një marrëdhënie prej një kohë të gjatë me deputetin e PD, Klevis Balliu.

Po të njëjtat burime, shprehen se marrëdhënia e tyre është shumë serioze, aq sa ata po mendojnë të jetojnë së bashku, dhe janë në kërkim të një shtëpie. Edhe pse ende asnjëri nuk e ka pranuar këtë marrëdhënie, pritet që lidhja e tyre të bëhet publike shumë shpejt.