“Qeveria spanjolle, fajtore nëse përjashtohemi nga Botërori”

Ish-presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Angel Maria Villar, akuzon qeverinë me seli në Madrid, se është përgjegjëse për ekzistencën e mundësisë që përfaqësuesja e Spanjës të përjashtohet nga Kupa e Botës “Rusi 2018”, pas letrës së mbërritur, në të cilën FIFA shprehet e shqetësuar për shkak të ndërhyrjeve qeveritare.

Organizata qeveritare e futbollit botëror ka dërguar një letër në adresë të federatës spanjolle, nëpërmjet të cilës ka paralajmëruar se ndërhyrjet e qeverisë spanjolle në procesin zgjedhor të federatës, mund të çojë deri në përjashtimin e federatës si anëtare e FIFA-s, e për rrjedhojë edhe përjashtimin e përfaqësueses spanjolle nga të gjitha aktivitetet futbollistike. Përfshirë edhe Kupën e Botës.

Gjithçka lind me arrestimin për korrupsion, të supozuar të Villar, i pezulluar kështu nga presidenca e Federatës së Spanjës, pas fitores elektorale në maj. Sot, në krye të federatës qëndron Juan Luis Larrea, që është emëruar për të luajtur rolin dhe zbatuar përgjegjësitë e Villar, që mbetet ende formalisht president i mandatuar deri në 2020. Këshilli i Lartë i Sportit, që kryeson qeverinë spanjolle, dëshiron që zgjedhjet të përsëriten dhe për këtë çështje pret mendimin e Këshillit të Shtetit. Por FIFA e konsideron këtë ndërhyrje si një dhunim të statutit të saj.

“FIFA nuk po i kërkon një shteti sovran që të dhunojë ligjet, ashtu sikurse pretendohet, por thjesht po kërkon të respektohet statute dhe rregullorja. Duhet të pyesim veten për këto konflike nuk verifikohen në Gjermani, Itali, apo në Mbretërinë e Bashkuar. Përgjigja është që autoritetet publike respektojnë pavarësinë e federatave të tyre.

Dua që Spanja të luajë në Kupën e Botës, për të cilën është kualifikuar në mënyrë të shkëlqyer, shpresojmë që e drejta dhe rregulloret e FIFA dhe UEFA të respektohen. Nga qeveria pretendohet se federata nuk respekton ligjet dhe synon të anulojë zgjedhjet, pa e lejuar ligji, dhe do të jetë pastaj përgjegjësi i vetëm nëse Spanja mbetet jashtë Botërorit”, – deklaroi ish-numri 1 i Federatës së Spanjës. Ndërkohë, Italia pret në heshtje dhe në ankth zhvillimet e çështjes, me shpresën sado të vogël për t’u kualifikuar, në rast të përjashtimit të Spanjës.