Rama dhe Zaev sot vizitojnë Liqenasin

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev dhe homologu i tij Edi Rama, i cili ishte nikoqir i mbledhjes së djeshme të kabineteve qeveritare, do të vizitojnë sot komunën e Liqenasit dhe Prespën e Vogël.

Dy kryeministrat do të takohen me autoritetet lokale, do të vizitojnë shkollat e atjeshme si dhe do të dhurojnë pajisje për nxënësit.

Ndryshe, Shqipëria dhe Maqedonia dje në Pogradec mbajën mbledhjen e parë historike, në të cilën u bisedua për zgjerimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.