Ronaldo vendos një rekord të ri në Champions League (Video)

Cristiano Ronaldo është bërë futbollisti i parë në historinë e Champions League që shënon gol në të gjashta ndeshjet në fazës me grupe, pasi ka shënuar edhe në sfidën e stome kundër Borussia Dortmund. Pavarësisht nga kjo ecuri e portugezit, që nesër do të fitojë për herë të pestë “Topin e Artë”, Real nuk ka mundur të shkojë përtej vendit të dytë në Grupin H, pas Tottenham.

114 gola ka shënuar Cristiano Ronaldo në Champions League, më shumë se çdo futbollist tjetër në historinë e kësaj veprimtarie. Asnjë futbollist në të kaluarën e Champions League nuk kishte shënuar në secilën prej gjashtë ndeshjeve të grupeve dhe Ronaldo e vuri këtë rekord në minutën e 12-të të ndeshjes kundër Borussia Dortmund, duke realizuar golin e dytë për “Los Blancos”. Ai e mori topin në hyrje të zonës dhe lëshoi një trajektore të pa pritshme për portierin Roman Burki.