Rrjetet sociale, Shqipëria përmirëson renditjen me 12 vende brenda një viti

Sipas vlerësimit të bërë nga Digital Diplomacy Live Shqipëria renditet vendin e 31-të duke përmirësuar kështu me 12 vende krahasuar me një vit më parë.

Në një botë dixhitale ku më shumë se 200 Ministri të Punëve të Jashtme dhe më shumë se 400 liderë të vendeve të ndryshme kanë llogaritë e tyre në mediat sociale dhe i përdorin ato për të treguar politikën e jashtme, si edhe ku shumë vende po krijojnë aplikacione për qytetarët e tyre që jetojnë ose udhëtojnë jashtë vendit, nuk mungon Shqipëria me llogaritë e saj si pjesë e rrjeteve sociale.

Metodologjia e DDR17 bazohet në një qasje të re të Diplomacisë. #DDR17 identifikon 5 nevoja kryesore të diplomacisë dixhitale, të përshkruara si nivele hierarkike brenda një piramide. Ato gjithashtu përfaqësojnë fazat e progresit nga fillestar në shkallën e avancuar të praktikës së diplomacisë dixhitale dhe janë: prania në mediat sociale, përshtatshmëria, përditësimi, angazhimi dhe diplomacia dixhitale.

Gjithashtu, këto nivele të performancës së diplomacisë dixhitale shqyrtohen mbi bazën e treguesve të tjerë cilësorë si: kreativiteti dhe autenticiteti, transparenca, menaxhimi i përmbajtjes, siguria, hapja, ndikimi, lloji i audiencës, profesionalizmi, fushatat shkatërruese/ inovative.

Ekipi i #DDR17 ka mbledhur veprimtaritë dixhitale të 209 MPJ-ve nga e gjithë bota që nga fillimi i vitit 2017 deri në fund të nëntorit 2017 dhe mbi një analizë të treguesve të lartpërmendur e ka renditur Shqipërinë në vendin e 31-të.