Sherr me thika në Vlorë, 3 të plagosur

Një sherr me thika ka ndodhur në Vlorë, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një lokal në lagjen “Pavarësia”, ku mes të plagusurve edhe autori ka marrë dëmtime.

Si pasojë, u arrestua shtetatas Antonio Veizaj, 25 vjeç banues në Vlorë.

25-vjeçari në afërsi të një lokal-bar në lagjen ”Pavarsia” është konfliktuar për motive të dobëta, me fjalë dhe fizikisht duke përdorur mjete prerëse (thikë), me shtetasit K.I., dhe I.I.,  ku ky i fundit ka mbetur i dëmtuar rëndë. Dëmtime të lehta ka marrë edhe vet shtetasi Antonio.V., dhe shtetasi K.I.”, tha policia.

Materialet hetimore në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.