Skënderbeu shënon me Gavazajn, por Young Boys…(Video)

Skënderbeu kaloi në avantazh ndaj Young Boys në minutën e 51-të me anë të Gavazajt, që përfiton nga një gabim i vendasve. Vetëm pas pak momentesh Muzaka pati një tjetër rast të artë, por nuk shënoi. Dhe miqtë përfituan menjëherë, duke barazuar rezultatin në 55’ me anë të Hoarau. Barazimi e mban Skënderbeun në vendin e tretë, pasi kualifikimi në grup është zgjidhur me kohë, Dinamo e Kievit dhe Partizani Beograd kanë kaluar më tej.