S’na kishte shkuar mendja. Ja pse i nxjerrim këmbët jashtë krevatit gjatë natës

Mënyra sesi flini, prej vitesh është kthyer në objekt studimi. Studimet e fundit kanë arritur në përfundimin se këmbët duhet ti shtrini në ajër të pastër, për ta “sjellë” më shpejtë gjumin. Kur jemi të lodhur, temperatura e trupit bie dhe ky është një sinjal për trurin tonë që tregon se është koha për të shkuar në shtrat.

Sekreti qëndron tek thembrat. Vena që ndihmon në rregullimin e temperaturës së trupit quhet anastomoza arteriovenoze. Kur era prek këmbët, gjaku nën lëkurë ftohet, ndaj venat shërbejnë për ta stabilizuar atë. Gjaku i ftohtë rrjedh në pjesët e trupit, duke ulur temperaturën dhe “dërgon” sinjalin për të fjetur. Nga ana tjetër, temperatura e lartë e trupit na bën më të vëmendshëm dhe përmirëson memorien tonë. Kjo është arsyeja pse shumë njerëz, në mënyrë të pandërgjegjshme mbajnë një këmbë poshtë mbulesës gjatë natës dhe tjetrën jashtë.