Sot hidhet shorti për zgjedhjen e anëtarëve të KED-së

Për sa i përket zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, shortin do të hidhet sot.

Shorti do të hidhet në orën 10:00 në mbështetje të pikës 3 të nenit 149/d dhe pikës 11 të nenit 179 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenit 284 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”

“Hedhja e shortit do të zhvillohet në drejtimin e Zëvendëskryetares së Kuvendit, znj. Vasilika Hysi në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë”

Shorti është i hapur dhe zhvillohet në prani të: -përfaqësuesve të dërguar nga Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, Prokuroria e Përgjithshme dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë

-përfaqësuesve të grupeve parlamentare

-përfaqësuesve të përfaqësive të huaja diplomatike të akredituara në Republikën e Shqipërisë dhe organizatave partnere ndërkombëtare

Kunder hedhjes së shortit është shprehur opozita, e cila e ka konsideruar si antikushtetues.