Tiranë, Arrestohet 44-vjeçari për dhunë në familje, i gjenden armë pa leje

Policia e Tiranës ka marrë një njoftim për dhunë nga bashkëshorjtja e Çlirim Lamit. Pas këtij njoftimi polcia kreu një kontroll të imtësishëm në banesën e tij ku edhe iu gjetën armë zjarri pa leje.

Sipas njoftimit të policisë bëhet e ditur se 44-vjeçari Lami është arrestuar nga forcat e rendetit dhe akuzohet për Armëbajtje pa Leje dhe Dhunë në familje.

Policia e Tiranës njofton: “Më datë 06.12.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi Çlirim Lami, 44 vjeç, banues në fshatin Mazrek Tiranë, pasi rreth orës 20:00, në fshatin Mazrek, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike, duke i shkaktuar dëmtime bashkëshortes së tij, A.L., 35 vjeçe, banuese në fshatin Mazrek, Tiranë, së cilës ju plotësua kërkesë – padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëherëshme”.

Pas kontrollit të ushtruar në banesë iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale:

1 (një) armë zjarri gjysmë automatike me nr: 10343718, 73 (shtatëdhjetë e tre) copë fishekë model 54, kalibër 7.62 mm, 69 (gjashtëdhjetë e nëntë) copë fishek model 56, kalibër 7.62 mm, 2 (dy) krehëra fishekësh. Materialet për këtë shtetas i`u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, dhe “Dhuna në familje”, parashikuar nga nenet 278, dhe 130/a e Kodit Penal.