Washington/ Kryemadhi merr garancinë e SHBA-së për luftën kundër trafikut të narkotikëve

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ndodhet për një vizitë zyrtare në SHBA. Gjatë kësaj vizite ajo mori pjesë në takimin e Departametit Amerikan të Shtetit, Byroja për Zbatimin e Ligjit dhe Luftën kundër Narkotikëve.

Në Këtë takim morën pjesë Zv. Drejtori për Europën dhe Euro-Azinë Don Stolëorthy dhe Zyrtarja për Çështjet Ndërkombëtare Stepahnie Larsen. Një nga çështjet krysore që u diskutua në këtë taik ishte trafiku i drogës pasi është një çështje kritike për Shqipërinë.

U diskutua gjithashtu edhe qëndrimi refraktar i mazhorancës për çështjen Tahiri si dhe sasitë e mëdha të drogës të cilat po kapen në vazhdimësi, veçanërisht nga vendet fqinje si Italia dhe Greqia.

Znj. Kryemadhi u shprehu autoriteteve Amerikane mbështetjen e plotë te LSI-së për reformën në drejtesi, por ajo nënvizoji domosdoshmërinë që kjo reformë të zbatohet në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe paketën e ligjeve të miratuara si dhe ngriti shqetësimin për përpjekjet e mazhorancës për të devijuar reformën, për te mos respektuar kushtetutën e reformuar dhe ligjet dhe veprimet për të kapur drejtësinë.

Ajo shprehu vullnetin e plotë për te bëre çdo përpjekje për të penguar këto veprime të mazhorancës për te devijuar një reformë të mbështetur fort nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kërkoji autoriteteve amerikane që ata të monitorojnë nga afër këto përpjekje negative dhe të ushtrojnë autoritetin e tyre që keto veprime të mazhorancës të ndalen menjëherë pasi reforma nuk mund të jetë pronë e asnjë partie por një domosdoshmëri për popullin shqiptar.

Znj. Kryemadhi ngriti gjithashtu shqetësimin për veprimet që lidhen me Këshillin e Emërimeve në Drejtësi dhe zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të Përgjithshëm.

Gjatë këtij takimi Kryemadhi mori garancinë nga Autoritetet Amerikne të cilat do të mbështesin zbatimin e reformës pa asnjë devijim dhe gjithçka në përputhje me ligjin si dhe për të reformuar sistemin e drejtësisë në vendin tonë.

Gjithashtu ata konfirmuan vëmendjen maksimale të SHBA-së në monitorimin dhe luftimin e trafiqeve të drogës, sidomos të drogave të rënda si dhe luftën frontale ndaj krimit të organizuar dhe elementet terroriste të lidhura me të.