Zbulime të reja për jetën e princit të terrorizmit, SHBA-ja 10 mln dollarë për informacion

Fakte të rëndësishme nga jeta e princit të terrorizmit, Abu Bakr al-Baghdai dalin në dritë gjatë ditëve të fundit. Një ekip gazetarësh të NDR, ËDR dhe “Süddeutschen Zeitung” kanë udhëtuar në vendin e lindjes të një prej terroristëve më të kërkuar në botë. SHBA kanë vënë në dispocion një shumë prej 10 milionë dollarësh për atë i cili jep informacion të saktë për vendodhjen e Abu Bar al-Bagdai.

Grupi i gazetarëve ka prezantuar fotot deri më tani të papara dhe dokumente të shefit të ISIS-it.

Sipas këtyre informacioneve bëhet e ditur se princi terrorist ishte lindur në Samarra, një qytet në veri të Bagdadit.

Emri i tij i vërtetë është Ibrahim Aëad Ibrahim al-Badri. Ai, sipas një kopje të letërnjoftimit të tij të parë, ishte lindur më 1 korrik 1971 – datëlindje kjo e panjohur më parë. Dokumente të tjera, si një certifikatë shëndetësore nga Universiteti i Bagdadit, dëshmojnë se lideri i terrorizmit ka probleme me sytë.

Al-Baghdadi ishte shumë i mirë në matematikë, por kishte probleme me gjuhën angleze.

Ndërkaq, njeriu që sot quhet “Kalif Ibrahim”, fëmijëve u kishte mbajtur mësime të Kuranit. Edhe sot ai kujtohet për “zë të bukur në leximin e Kuranit”.

Sipas gazetarëve gjermanë, shtëpia e prindërve të Al-Baghdadit gjendet në jugperëndim të Samaras, pjesë e qytetit e cila banohet nga shumica sunite. Për ironi, refugjatët të cilët u larguan shkaku i regjimit të ISIS-it, banojnë atje.

Edhe sot ju mund të gjeni miq të familjes së tij atje. Një fqinj i tij kishte thënë se ishte befasuar me faktin se ai ishte shpallur “kalifi i Shtetit Islamik”. Por Al-Baghdadi kishte qenë gjithmonë i fiksuar nga pushteti, kishte thënë një fqinj tjetër.

Të afërmit e al-Baghdadit nuk jetojnë më aty. I vetmi, vëllai i madh i tij, një ish oficer i Sadam Huseinit, gjendet në burg ndërkohë që të gjithë të tjerët janë larguar.

Al-Baghdadi dhe pasuesit e tij pretendojnë se kanë prejardhjen nga familja e profetit Muhamed.

Pas magjistraturës, al-Baghdadi vendosi të ndjek doktoraturën. Në këtë periudhë ai ishte me nota shumë të mira, me çka ishte bërë doktor i Teologjisë.

Ndërsa al-Baghdadi po shkruante punimin e doktoraturës, ai u zu rob nga amerikanët. Kampi “Camp Bucca” në Jug të Irakut konsiderohet sot vendi i “zhvillimit” të terroristëve – një “akademi”.

Vetë Al-Baghdadi u takua atje me ish-bashkëpunëtorë të Sadam Huseinit, ku kishte krijuar një rrjet të rëndësishëm, nga i cili mbështetet edhe sot. Në dokumentar thuhet se ai, edhe atë kohë mbante një pozicion të rëndësishëm. Ai kishte provuar të ishte një ndërmjetësues i shkathët. Pas dhjetë muajsh, ai ishte gjendur i lirë.

Pas lirimin nga burgu, ai kishte kërkuar një dhomë në Bagdad dhe ishte muezin në një xhami.

Besohet se në atë kohë, ai veçse kishte qenë anëtar i Al-Kaidas. Ai gjithashtu u afrua me një predikues, i cili bënte thirrje kundër shiitëve.

Pas doktoraturës, kopjet të cila janë zhdukur, el-Baghdadi ishte zhdukur gjithnjë e më shumë. Ai justifikonte çdo veprim të ISIS – u fut shpejt në grupin terrorist dhe gjithashtu shpejt u bë mbikëqyrësi i Sheriatit.

Abu Bakr al-Bagdadi nuk është ndonjë orator i madh. Ai është konsideruar si i pamëshirshëm. Ish-shoku i tij thotë: “Ai nuk ka të afërm, nuk ka miq, nuk ka fqinjë – kjo është e frikshme”.