Zhdukja e avokatit shqiptar dhe misteri i kufomës së gjetur në det/ Zbulohen detaje të reja

Lidhur me zhdukjen e avokatit Besnik Muça, i cili është denoncuar i zhdukur muajin e kaluar, ka nisur një bashkëpunim mes autoriteteve hetuese shqiptare dhe atyre italiane.

Ndërkohë, së fundmi, është raportuar se kufoma e gjetur në ujërat e Leçes në Itali, për të cilën u hodh hipoteza se i përkiste avokatit shqiptar, nuk ka ende një emër.

Prokurorët italianë në Macerata u kanë nisur një letër-porosi kolegëve të Durrësit, ku kërkojnë bashkëpunim për zbardhjen e misterit të zhdukjes së avokatit Muça.

Kujtojmë se 54-vjeçari rezulton i zhdukur që prej 2 nëntorit, ditën që sipas deklaratave të familjarëve e të afërmve, ai ishte duhet të linte Durrësin për të takuar familjen e tij, që jeton në Macerata.

Bileta e tragetit për të shkuar në Itali u gjet “e shënjuar”, zbuluan hetimet, që do të thotë se personeli i tragetit e ka kontrolluar. Por, askush nuk mban mend ta ketë parë avokatin në mjetin lundrues. As pasagjerët e as personeli i “Adria Ferries”. Në tragetin e kompanisë “Adria Ferries” që u nis nga Durrësi me destinacion Barin, karabinierët kanë gjetur disa sende personale të avokatit.

Prokuroria në Macerata ka hapur një fashikull për vrasje.