Aksident tragjik/ Përplaset autobusi, 3 të vdekur dhe 45 të plagosur

Si pasojë e një aksidenti që ndodhi sot në Horomerice (lagje në periferi të Pragës), kanë vdekur tre persona dhe 45 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Përplasja ka shkaktuar tre të vdekur, shoferen e veturës dhe dy persona në autobus, që u përplas me një pemë pasi doli nga rruga për një arsye ende të papërcaktuar”, deklaroi zëdhënësja e policisë, Monika Schindlova.