Akuzohet për marrëdhënie seksuale me minorene/ Berlusconi: Femrat përpiqen të më joshin

Silvio Berlusconi ka qenë ndër të parët që ka mbështetur aktoren franceze Catherine Deneuve, duke mbrojtur kështu meshkujt e akuzuar për sulme seksuale.

Kujtojmë se ish-kryeministri italian dha dorëheqjen në vitin 2011, pas përfshirjes në një skandal për festat e shumta me femra të reja, dhe është ende nën hetim për marrëdhënie seksuale me prostituta minorene. Por Berlusconi fajson femrat, duke thënë se janë ato që provokojnë dhe joshin.

Në një intervistë televizive, ai u shpreh se: Është e natyrshme që femrat të jenë të lumtura, kur një mashkull përpiqet t’i joshë ato. Nuk kam shumë eksperienca në lidhje me këtë temë, pasi gjithmonë kanë qenë femrat që janë përpjekur të më joshin.