Drejtoria vendore e Policisë Lezhë ka alarmuar duke deklaruar se në autostradën Rrëshen-tuneli Kalimash, një gur 3 tonë rrezikon që të bjerë.
Sipas burimeve policore, ditën e djeshme, rreth orës 08:30, në fshatin Klos, Mirditë, mbi dy tarracat mbrojtëse të autostradës Rrëshen-tuneli Kalimash, nga reshjet e rëna kohët e fundit, kanë rrëshqitur gurë e dhera.
Por sipas burimeve, në mes të masivit është një gurë 3 ton, që rrezikon të bjerë në autostradë dhe mund të shkaktojë dëme të mëdha në mjete e njerëz, si dhe rrezikohet banesa e shtetasit Gjon Ndrec Lleshi, për të cilin po merren masa për evakuim.