Arta Marku takim me përfaqësuesin e “EURALIUS”/ Zbardhet biseda

Ditën e sotme, Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesin e misionit të “EURALIUS.”

Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të Prokurorisë tema e bisedimeve ishte ecja përpara me zbatimin e reformës në Drejtësi si dhe procesin e “Vetting”-ut.

Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku theksoi rëndësinë që ka përshpejtimi i “Vetting”-ut, ligji për rivlerësimin e figurës së prokurorëve dhe gjyqtarëve për sistemin e drejtësisë. Po ashtu, u theksua nevoja për forcimin e integritetit të prokurorëve dhe gjyqtarëve në luftën kundër veprimtarive kriminale, krimit të organizuar dhe trafiqeve.