Agjenda e qytetit për gjysmën e muajit janar

Nëse nuk dini çfarë të bëni gjatë këtij muaji, mos u shqetësoni pasi ne kemi menduar për ju.

Për të gjithë ju që ju pëlqen teatri bëni mirë që të ndiqni shfaqen më te re në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Në bashkpunim me ambasadën franceze sjellin në skenë komedin “Boeing-Boeing” e cila do te shfaqet nga data 17 deri më 21 janar.Me një kast aktorësh që nuk vlen për ti humbur.
Ndërsa në datat 20 dhe 21 janar keni mundësinë të ndiqni kryeveprën e dramaturgjisë franceze “Shërbëtoret”.

Në teatrin Metropol-Qëndra Kulurore Tirana, autori më me ndikim në të gjithë dramaturgjinë botërore, dotë vijë për herë të parë në skenën e Metropolit në sezonin Dimer 2018 me shfaqjen ” Nata e dymbëdhjetë” e cila do te vihet në skenë nga data 18 deri më 28 janar.

Për të gjithë adhuruesit e kinemas, kinema millennium ju jep mundësinë që te ndiqni filmat më të bukur pa qënë nevoja të lëvizni jashtë qëndrës së Tiranës.Që prej datës 28 ju mund te ndiqni këta filma:

Ferdinand

Jumanji-welcome to the junge
Molli’s game
The greatest showman etj

Ndërsa rrjeti i kinemave cinepexx ju jep mundësinë që ne 7 sallat e tij të kinemas të shihni këta filma:

I’Tonya(dramë) më 18.01.2018
Insidious-The last key – 18.01.2018