Bakaj supergol ndaj Fenerbahces, Kukësi po fiton 2-0 (Video)

Kukësi po luan në Antalya ndeshjen e tretë të fazës përgatitore për pjesën e dytë të sezonit. Pas dy fitoreve në takimet e para, ndaj Kaiserispor dhe Bursaspor, këtë herë skuadra e Pacult ka përballë një rival më të fortë, gjigantët e Fenerbahçes.

Megjithatë, deri në këto moment ndeshja ka qenë e barabartë. Diferencën e ka bërë Elis Bakaj për ekipin shqiptar në 28’, që pasi ka “vjedhur” një top jashtë zone, ka goditur menjëherë fuqishëm, me topin që përfunduar në cep dhe i paarritshëm nga portieri vendas. Pesë minuta më pas Bakajt fut një top në zonë dhe aty Idrizi çon shifrat në 2-0. Për më tepër, shikoni videot e golave: