Basha-Ramës: Më 27 janar do të dëgjosh popullin e bashkuar, koha jote ka mbaruar!

Vazhdojnë takimet e qeverisë dhe opozitës në gjithë qytetet e vendit.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me qytetarët e Vlorës, ku tema kryesore ishte protesta e 27 janarit.

Basha është shprehur se qytetarët vlonjate dhe gjithë Shqipëria do ti japin një mesazh të fortë Edi Ramës në 27 janar.

“Më #27janar atë që ke dëgjuar nga opozita, do ta dëgjosh nga populli i bashkuar në sheshin e protestës, në mes të Tiranës”, shkruan Basha në facebook.

Ja statusi i Bashës:

Vlora ka një mesazh të qartë për Edi Ramën:

Më #27janar atë që ke dëgjuar nga opozita, do ta dëgjosh nga populli i bashkuar në sheshin e protestës, në mes të Tiranës.

Koha jote ka mbaruar! Shqiptarët nuk do të pranojnë rënien e drejtësisë në dorë të krimit.

Banditët e kane vendin në burg, jo në qeveri!