Belgjikë/ Grabitet kamioni me kimikate e lëndë plasëse, Evropa në panik

Një kamion që besohet të ketë rreth 34,000 litra kimikate dhe lëndë plasëse është grabitur në Belgjikë duke shkaktuar një alarm të vërtetë në Evropë.

Sipas mediave të huaja grabitja ndodhi në Zedelgem, në afërsi të qytetit port të Ostendit, në Belgjikë.

Një zëdhënës të cilit i referohen mediat e huaja teksa raportojnë për lajmin, mësohet të ketë thënë se ‘për aq sa dimë për momentin, substancat brenda tij nuk mund të përdoren si një material shpërthyes’.

Mediat italiane kanë raportuar se targa e automjetit është 1-QEB-708.