Bersant Celina shënon supergol dhe i jep fitoren ekipit (Video)

Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, Bersant Celina, që luan me Ipswich në Championship të Anglisë, ka shënuar një supergol kundër Leeds dhe ka qenë realizimi spektakolar që i ka dhënë tri pikët skuadrës.

Celina mori topin të vija anësore e mesit të fushës dhe goditi nga një largësi prej afro 30 metra, për ta bombarduar portën e miqve. Ky gol i mjaftoi Ipsëichit për të marrë fitoren 1-0 ndaj Leeds. Pas javës së 27-të, Ipswich gjendet në vendin e 12-të me 39 pikë në Championship, nivelin e dytë të futbollit anglez. Shikoni golin e Celina-s.