“Bomba” tjetër nga Franca, M.United 500 mln euro për Neymar

Një ditë më parë nga Spanja vinte lajmi që Real Madrid po bëhet që në verë të afrojë 400 mln euro për të marrë shërbimet e Neymar nga PSG. Ndërsa sot një tjetër “bombë” vjen, kësaj here nga mediet franceze. Portali francez “Le10Sport” shkruan se Manchester United po përgatit 500 milionë euro për të marrë shërbimet e sulmuesit brazilian.

Mourinho është në kërkim të një ylli për pjesën e përparme të skuadrës që drejton, teksa Griezmann i Atletico Madrid mbetet një kandidat i madh për të shoqëruar Lukakun në majë të “Djajve të Kuq”, por në orët e fundit, ekipi anglez duket i interesuar më shumë për një lojtar, që ka dominuar futbollin në vitet e fundit.

I tillë është Neymar, i klasifikuar së fundi nga Observatori i Futbollit “CIES” si lojtari më i vlefshëm i botës me rreth 213 milionë euro çmim. Neymar ka shënuar 20 gola dhe ka dhënë 14 asiste në 22 ndeshje, që ka luajtur nga ardhja e tij te PSG. Diçka që për brazilianin Ronaldo, “ka qenë një hap prapa në karrierën e tij”. Ai do ta udhëheqë ekipin francez në Champions League, teksa do të përballet në raundin e radhës me Real Madrid.