Burebista dhe gecët

Të parët, ashtu siç ishim, e prej të parëve ardhacakët e mësuan se çka është jeta, civilizimi dhe se si hahet buka, është për t’u çuditur se si mbetëm. I kuptoj të gjitha lakmitë e pushtuesve, por i urrej shumë shtrembërimet historike që na i bënë. Nga ne mësuan shkrim lexim, e me ato shkronja që i mësuan nga dhe me gjuhët e tyre shkatërruan të kaluarën tonë duke ia përshtatur atë dëshirës së tyre me një qëllim madhor për ata; përvetësimin e saj.

Në këtë vazhdë të gërvishtjeve të mia nëpër lashtësi bie ndesh me “shkrimet” historike romake dhe greke të cilat janë asgjë më shumë sesa “pronësim” i të huajës, një vjedhje e pamëshirshme.

E kam edhe një vërejtje të madhe për rumunët e sotëm dhe historianët e tyre, se sa me zell e shkruajnë gjoja se historinë e tyre, por vetveten nuk e pranojnë si të tillë. Gjatë viteve ’90 ishte një kërkesë publike- shtetërore që të gjithë rumunët të quhen dakë; kërkesë kjo e cila u refuzua mbi 99% nga vetë rumunët. Tekefundit e tyre është se si e ndiejnë veten, por më pengon që të shkruarit e lashtësisë nuk e bëjnë seriozisht duke e cekur të vërtetën.
Të parët e tokave ku jetojnë romunët ishin pellazgët, e pastaj thrakasit. Thrakasit ishin të shtrirë edhe më gjerë në të gjithë Bullgarinë e sotme e deri tek kufijtë e Maqedonëve të Lekës së Madh. Romunët e sotëm janë një përzierje e padijshme se nga kush. Ata deri vonë mendonin ndryshe dhe ishin me ne. Por?
Burebista (greq. e vjetër: Βυρεβίστας, Βοιρεβίστας) ishte një Mbret thrakas i fiseve Gete dhe Dake nga viti 83 pr.Kr – 44 pas Kr. duke e krijuar Mbretërinë e Dakisë, një territor të madh në mes lumenjve të Tises, Danubit dhe Dniestres. Kjo shtrirje është sipas burime greke. Thuhet se në valet e sulmeve dhe ekzistencën iu ndihmuan malet Karpate (fisi thrakas i Karpëve do të jetë temë më veti).

Gjatë mbretërimit të Burebistes, shoqëria gete (gece) e kohës filloi së zhvilluari të një shoqërie skllavopronare. Burebista u vra nga një grushtshtet nga aristokracia dake (gete-fxh), sepse nuk e donin centralizimin e shtetit të tyre, sepse ndiheshin të humbur. E keqja si gjithmonë sjell ndarjen dhe kështu Mbretëria e getëve u nda në katër pjesë, të udhëhequr nga elita fetare.

Pllakë e kohës së përmendur e gjetur në Rumani. Unë i shoh plisat, po ju?
Kur jemi tek Burebista të themi edhe këtë se emri i tij ishte Burrëbisha, i thirrur kështu falë ashpërsisë së tij si mbret.
Sipas monedhave metalike të gjetura në Transilvania (Pjesë e Rumanisë) gruaja e Burrëbishes quhet Zina – një perandoreshë dhe priftëreshë e madhe e thrakasve.
Këshilltari i Zines ishte Prifti i Madh Deçeneu, i cili i mësonte thrakasit të jetonin sipas LIgjeve të Natyrës. Ai bile e kishte nxjerrë edhe kalendarin thrakas që viti 713 pr. Kr. ishte viti 1, që ishte viti i lindjes së Zamolsit. Interesante është të ceket se ai shkonte në Egjipt për të takuar priftërinj egjiptianë dhe të mësonte nga misteret e pellazgëve, që të unifikonte shpirtin dhe politikën e thrakasave. (He went to Egypt where he taught the Egyptian priests the sacerdotal misteries of the Pelasgians, then returns to Dacia where together with Burebista unifies both spiritually and politically the Thracians.)

Sipas Strabonit (c. 63 BC.-c. 19 AD ), kur Burrëbisha bëhet mbret, ai e gjeti Thrakinë të lodhur edhe ekonomikisht dhe me reformat e tija e ktheu në “Perandori” të vërtetë. Strabo shkruan që ai i kishte në gatishmëri mbi 200 mijë ushtarë. Ai pushtoi shumë toka (shikoje hartën në të kuqe).

Kur jemi tek Burrëbisha më duhet patjetër të cek fisin e tij të madh thrakas, që quheshin getët
(sipas grekëve Γέται, Γέτης ) a ju duket diçka e dyshimtë në emrin e getëve, kur greqishtes i mungonte shkronja “c”? Pra ata ishin gecët.

Të shikojmë që Straboni i përmend si getë dhe dakë (Geographica (c. 7 BC – 20 AD ), dhe e shton se ata flisnin të njëjtën gjuhë. Plini Plaku në Naturalis Historia (Natural History), c. 77–79 pas Kr. shkruan gjithashte se e flisnin një gjuhë. Appiani gjithashtu. Kurse Justini (Historian i shek 3 Pas Kr.) shkruan se dakët ishin pasardhës të gecëve ( Epitome of Pompeius Trogus: “Daci quoque suboles Getarum sunt”

Literaturë interesante jo vetëm për studiuesit janë:

Duridanov, Ivan. “The Thracian, Dacian and Paeonian languages”. Giurescu, Constantin C. (1973)). Formarea poporului român. Boia, Lucian (2004). Romania: Borderland of Europe. 44. Pliny the Elder: The Natural History. John Bostock, M.D., F.R.S., H.T. Riley, Esq., B.A., Ed. Dacia: Landscape, Colonization and Romanization by Ioana A Oltean,2007, Thracian Kings, University of Michigan: The Thracians 700 BC-AD 46 by Christopher Webber