Chelsea sërish “thatë”, rrezikon vendin e tretë (Video)

Ashtu si ndaj Arsenal në “Carabao Cup”, edhe në ndeshjen e javës së 23-të të Premier League, Chelsea nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola në “Stamford Bridge” ndaj Leicester. Një pikë është pak për “Blutë e Londrës”, që tani rrezikojnë edhe vendin e tretë, nëse Liverpool do të fitonte nesër ndaj Manchester City-t. Formacioni i Antonio Conte-s duket që nuk e ka atë ritmin e fazës së parë dhe këtë e tregojnë 3 barazimet e fundit.

Edhe pse për nga rastet Chelsea ka dominuar, në ato pak zbritje të miqve mund të kishte gol dhe vendasit mund të kishin pësuar. Blutë nuk shfrytëzuan dot as epërsinë numerike pas minutës së 68-të. Një barazim që kënaq më shumë Leicester, duke parë se ndeshja luhej në Londër. Ndërsa ndeshjet e tjera dhanë këto rezultate: Crystale Palace-Burnley 1-0, Huddersfield-West Ham 1-4, Newcastle-Swansea 1-1, Watford-Southampton 2-2 dhe West Brom-Brighton 2-0.