Dëshmia tronditëse e Eliza Dushkut, pas kritikave reagon nëna e aktores

Aktorja me origjinë shqiptare, Eliza Dushku, tronditi dje mbarë opinionin publik përmes një postimi në Facebook, ku deklaroi se ajo ishte përdhunuar nga koordinatori i dublantëve në film, Joel Kraner.

Dëshmia e saj bëri bujë në të gjithë botën, teksa aktorja tregoi me detaje se si u abuzua seksualisht, kur ishte vetëm 12-vjeçare, ngjarje kjo që e kishte mbajtur të fshehtë për kaq shumë kohë.

Lidhur me dëshminë ka reaguar edhe e ëma e saj, Judith e cila u kritikua nga shumë komentues se përse nuk e kishte ndihmuar të bijën.

“E pranoj ndëshkimin tuaj, si mamaja e Elizës. Jo, nuk kisha frikë se ai do t’i prishte punë me karrierën, sepse për mua s’ka asnjë vlerë. Edhe unë kisha frikë nga Joel Kramer. Vetëm vite më vonë e kuptova plotësisht se çfarë kishte ndodhur. Në atë kohë, Eliza ishte shumë e frikësuar dhe nuk e tregonte të gjithë historinë. Mendoj se në një mënyrë, po përpiqej të më mbronte duke mos e ditur sepse ajo e dinte sa frikë i kisha burrat e pushtetshëm në sheshxhirim.”

Judith i kthen përgjigje komentit të një vajze, e cila i shkruan se në një rast të ngjashëm, mamaja e saj nuk e kishte lejuar diçka të tillë të ndodhte:

“Falënderoje mamanë tënde për atë çfarë ka bërë për ty. Do të doja të kisha qenë po aq e guximshme.”