Detajet/ Eksplozivi në Shkodër. Zbulohet identiteti i një prej të plagosurve

Është zbuluar identiteti i një prej 4 personave të plagosur në shpërtimin që tronditi sot qytetin e Shkodrës.

Raportohet se një prej të plagosurve është Lulzim Kulla, biznesmen dhe një emër i njohur për policinë e Shkodrës.

I plagosuri që njihet ndryshe edhe si Lul Kulla, është një nga personat e përfolur për përfshirje në botën e krimit. Ndryshe ai njihet si ‘i forti’ që nënshtroi tregtarët e Shkodrës duke iu marrë bizneset. Madje dyshohet edhe si i përfshirë në vdekjen e një personi.

Kujtojmë se 43-vjeçari Kulla u arrestua në vitin 2016 gjatë një operacioni të forcave RENEA, ku iu gjet një armë zjarri pistoletë ndërsa në banesë iu gjet një sasi e konsiderueshme municionesh.