Detajet/ Meta takim me homologen kroate. Në fokus çështja e Ballist Morinës

Që prej ditës së djeshme, Presidenti Meta ndodhet në Kroaci.

Gjatë vizitës së tij zyrtare, Meta është takuar me homologen e tij, Kolinda Grabar-Kitarović.

Në fokus të këtij takimi ka qenë marrëdhënia mes dy shteteve dhe e ardhmja tyre.

Mësohet se gjithashtu në fokus të takimit ka qenë dhe Ballist Morina, i cili ndodhet i arrestuar në këtë vend. Meta dhe Kitarovic kanë diskutuar për Morinën për të gjetur një zgjidhje për këtë rast.

Kujtojmë se Presidenti Meta në kohën kur Ballist Morina ishte drejt ekstradimit në Serbi thirri në një takim ambasadoren kroate në Shqipëri. Pas këtij takimi Kroacia vendosi që të mos lejonte ekstradimin e Morinës për në Serbi.