Djali i ra në burg ndërsa bashkëshortja e braktisi, historia e të moshuarit të “ngjeth mishin”

Foto ilustruese

Një histori e dhimbshme vjen nga Elbasani. Një i moshuar jeton i vetëm në errësirë të plotë për katër vite me rradhë. Historia e 70-vjeçarit fillon në momentin ku djali i bie në burg dhe gruaja e braktis pas martesës së dy vajzave të tij.

Ai shkon në Greqi për disa vite dhe jeton me familjen e vajzës. Por, kur kthehet në Elbasan, në shtëpinë e tij përballet me gjithë situatën e keqe që kishte ndodhur gjatë mungesës.

Disa të panjohur kishin jetuar në banesën e tij. Me policinë, i moshuari arrin t`i nxjerrë nga shtëpia familjen e strehuar. Mirëpo, këtu fillon dhe gjithë vështirësia e zgjidhjes së një problemi që lind nga OSHEE.

Ai jeton prej 4 vitesh në lagjen “Kala” në Elbasan në mungesë të energjisë elektrike. Borxhi i akumuluar ndaj OSHEE-së është kryer nga familja, e cila u strehua ilegalisht në banesën e tij në kohën kur ai ishte tek vajza në Greqi. Ndaj të moshuarit i duhet të jetojë vitet që i kanë ngelur i vetëm dhe në errësirë të plotë.