Dorëhiqet Ambasadori amerikan në Panama: S’jam në gjendje t’i shërbej Trump

Ambasadori i SHBA në Panama ka dhënë dorëheqjen.

John Feeley, ish-pilot i helikopterëve të Korpusit Detar, ka deklaruar se nuk është në gjendje t’i shërbejë presidentit Trump.

 “Si një oficer i ri i shërbimit të huaj, unë nënshkrova një betim për t’i shërbyer me besnikëri presidentit dhe administratës së tij në një mënyrë apolitike, edhe kur nuk mund të pajtohem me politika të caktuara”, tha Feeley në letrën e tij të dorëheqjes.

Nënsekretari i shtetit Steve Goldstein konfirmoi se ishte në dijeni të largimit të planifikuar të zotit Feeley.