E mbyllën në kasolle sepse ishte me menstruacione, ajo çka i ndodhi më pas 21-vjeçares ishte fatale

Një 21-vjeçare pasi e mbyllën në kasolle sepse ishte me menstuacione ka gjetur vdekjen. Për shkak të temperaturave tepër të ulëta, e reja është përpjekur të ndezë një zjarr për t’u ngrohur.

Por, përpjekja e dëshpëruar ka rezultuar fatale pasi vajza është asfiksuar nga tymi i krijuar, për shkak se brenda kasolles nuk kishte dritare.

21-vjeçarja është gjetur e vdekur nga fqinjët.

Burri i saj, një oficer policie, tha se kurrë nuk e kishte detyruar bashkëshorten të ndiqte traditën, por ajo kishte këmbëngulur, sepse gratë në zonë e kishin bërë këtë për vite me radhë.

Praktika tronditëse, e njohur si ‘chhaupadi’, u shpall teknikisht e jashtëligjshme në këtë vend një dekadë më parë, por gratë janë ende të paprekshme kur kanë periudhën e tyre të periodave.