Ekzekutohet me 22 plumba ‘koka’ e mafias greke, shoku i Alket Rizait

Sot rreth orës 7 të pasdites në Athinë është ekzekutuar me kallashnikov Vasilis Stefanakos, i cilësuar si ‘koka’ e mafias në Greqi.

Ai njihet për lidhjen e tij të ngushtë me shqiptarin Alket Rizai.

‘Zougla.gr’ shkruan se trupi i pajetë i Stefanakos u gjetur në makinën e tij tip ‘BMW’, ndërsa thuhet se po ikte për në shtëpi.

Sipas dëshmive paraprake, dy persona me një motoçikletë të vjedhur i janë afruar automjetit që drejtonte 57-vjeçari Stafanakos dhe e kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi, me gati 22 plumba.

Vasilis Stefanakos njihej si truri dhe organizatori i arratisjes nga burgu me helikopter të Alket Rizait. Po ashtu, thuhet se ai është dhe organizatori i një vrasjeje që ka bërë Rizai në 2006.

Stefanakos kishte vetëm pak muaj që kishte dalë nga burgu, pasi kishte kryerë një dënim prej 9 vitesh.