Ergys Kaçe po shqyrton edhe oferta jashtë Greqisë

Ergys Kaçe nuk e ka vendosur ende se ku do të luajë në vazhdim, pasi e sheh të ardhmen larg PAOK-ut. Për futbollistin e Kombëtares kuqezi janë interesuar Panathinaikos dhe Platanias nga kampionati grek, ku korçari njihet mjaft mirë.

Por shtypi sportiv në Greqi zbulon edhe një detaj tjetër. Kaçe po shqyrton edhe oferta të tjera jashtë Greqisë dhe deri më 31 janar do të vendosë se cilën fanellë do të veshë. Nuk jepen emra ekipesh apo kampionatesh, por ky duket se është motivi që e ka bërë mesfushorin të mendohet mirë. Më parë Kaçe është aktivizuar në kampionatin çek me Viktoria Plzen, por aventura atje nuk shkoi mirë.