Eurokomisioneri Hahn: BE-ja duhet të kërkojë forma të tjera të partneritetit strategjik me Ankaranë

Zyrtari më i lartë i BE-së për politikën e zgjerimit, Johannes Hahn, ka deklaruar se mungesa e progresit në negociatat e anëtarësimit të Turqisë në Bashkimin Evropian duhet të nxisë unionin që të kërkojë një marrëdhënie më realiste me Ankaranë.

Kujtojmë se Turqia u shpall zyrtarisht kandidate për anëtarësim në BE në vitin 1999,  por negociatat janë zvarritur mes kritikave të BE-së për shkelje të të drejtave të njeriut në Turqi dhe retorikës kundërshtuese të Ankarasë me disa vende anëtare të BE-së, të cilat i ka krahasuar me Gjermaninë naziste.

Pavarësisht kësaj, kohët e fundit, Turqia ka kërkuar të përmirësojë lidhjet me vendet evropiane.

“BE-ja duhet të kërkojë forma të tjera të partneritetit strategjik me Ankaranë”, deklaroi Hahn.

Ndër të tjera, Hahn mbështeti thirrjen e presidentit francez, Emmanuel Macron, këtë muaj drejtuar unionit për të rishqyrtuar marrëdhëniet me Turqinë.

Gjatë viteve të fundit, Brukseli dhe Ankaraja kanë bashkëpunuar në fushën e migrimit, ku Turqia ka dhënë ndihmën e saj për të parandaluar lëvizjen e migrantëve në vend drejt Evropës në këmbim të financimit të BE-së mes shumë marrëveshjeve të tjera.

“BE-ja premtoi një fond fillestar me vlerën e 3 miliardë euro (3,64 miliardë dollarë) për të mbështetur refugjatët në Turqi të cilat janë shpërndarë plotësisht”, deklaroi Hahn.