Fenerbahce barazoi me penallti të paqenë ndaj Kukësit, sherr mes stafeve (Video)

Episodi i penalltisë së dytë për skuadrën e Fenerbahçes ka sjellë një zënkë masive në fushë, por edhe jashtë saj. Ndërsa lojtarët e Kukësit po debatonin me ata të Fenerbahçes dhe me gjyqtarin rreth ndërhyrjes së Allës, një nga pjesëtarët e stafit të ekipit turk shtyu një nga ata të Kukësit.

Kjo bëri që menjëherë të shpërthente një zënkë mes dy skuadrave, ku u përfshinë nga lojtarët deri te pjesëtarët e stafit dhe u desh ndërhyrja e gjyqtarit dhe zyrtarëve më të lartë të klubeve që të qetësoheshin gjakrat. Për më tepër, shihni këto pamje dhe gjykoni: