Fotot/ Skënderbeu i detyroi të gjitha kohërat të flisnin për të!

Edhe 550 vjet pas vdekjes, figura e heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, po e unifikon popullin shqiptar.

Duke qenë se viti 2018 përkon me 550-vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriotit, vendimi i parë që mori kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me të pranuar mandatin e ri ishte shpallja e vitit 2018 “Vit i Skënderbeut”.

Kujtimi i Skënderbeut jetoi jo vetëm në zemrën e popullit që e lindi. Skënderbeu i detyroi të gjitha kohërat, të flisnin për të.

Naim Flamuri, përmes fotove që i ka postuar në rrjetin social Facebook, sjell në fokus dy gravura, të cilat dëshmojnë varrin e Skënderbeut, heroit kombëtar të shqiptarëve.