Hëngrën qebap, helmohen 9 futbollistët e ekipit të njohur gjerman

Borusia e Dordmunit nuk po kalon një moment të mirë pasi skuadra është në një krizë rezultatesh. Ekipi i drejtuar nga Piter Stoeger po zhvillon aktualisht fazën përgatitore në Spanjë për pjesën e mbetur të sezonit.

Gjatë grumbullitit, 9 prej lojtarëve të klubit verdhezi janë helmuar në restorantin e hotelit ku po qëndrojnë nga konsumimi i mishit të qebapit.

Sapo kanë mbërritur në tokën gjermane, Roman Bürki, Roman Weidenfeller, Marc Bartra, Ömer Toprak, André Schürrle, Christian Pulisic, Jacob Larsen, Nuri Shahin e Dominik Reimann shfaqën probleme helmimi dhe shkuan menjëherë në klinikën mjekësore të klubit.

Nga hetimi i kryer brenda klubit, u arrit në konkluzionin se mishi mund të ketë qenë i helmuar ndaj dhe lojtarët pësuan atë gjendje.