Horoskopi/ Parashikimi i fundjavës nga Meri Shehu

*Parashikimi Astrologjik, dt 13 dhe 14 Janar 2018, nga Meri Shehu

Çaste Gëzimi

Në fund të javës Mërkuri takon Saturnin në Bricjap. Hëna do jetë në shenjën Optimiste të Shigjetarit.

Takimi i Mërkurit me Saturnin mund të mos lejojë nxjerrjen në dritë të ideve, por ndihmon në vlerësim dhe apologji. Do kemi rezultate në çështje të rëndësishme.

Ajo që duhet të kemi kujdes është të kemi mendim të njëanshëm dhe mbivlerësim i vetes.

Por në të njëjtën kohë gjendja psikologjike do lulëzojë nën ndikimin e hënës në Shigjetar.

Shpresojmë tek rrezja e dritës ashtu siç del mbas një dite me kohë të keqe dhe na ndriçon papritur. Duke qenë se hëna do jetë jashtë kontrollit nuk duhet që disa çështje ti ushtrojmë presion. Duhet ti lëmë gjerat e lirshme dhe ketë fundjave të kalojë qetë. Duhet ti japim vetes sonë pak kohë.

Dashi duhet të ndërmarrë ndonjë udhëtim për qetësi apo me njerëz që e frymëzojnë.

Demi duhet të përqendrohet tek çështjet që i japin siguri apo i rikthejnë besimin.

Binjaket do kenë përpara vetes situata dhe persona që do jenë shumë optimist, bashkëpunues dhe i fusin ide të gëzueshme.

Gaforrja dëshiron të ndërmarrë një ndryshim punë në ketë moment që ndjehet me mirë psikologjikisht ose disa sqarime.

Luani do ketë një fundjavë argëtuese me takime interesante dhe ndonjë njohje të re që e ushqen nga ana erotike.

Virgjëresha do merret me ndryshime të këndshme në ambientet e shtëpisë apo aty ku punon dhe ky ndryshim sjell energji pozitive.

Peshorja do ketë udhëtime të shkurtra, por me njerëz interesant dhe do marrë lajme shume të mira.

Akrepi do interesohet për mënyra të reja në çështjet ekonomike por do ketë edhe frymëzim e psikologji të mirë. Njerëz të rinj futen në jetën e tij.

Shigjetari do kalojë një fundjavë shume të këndshme, shplodhëse por do merret edhe me veten me pamjen e jashtme, apo disa ndryshime që do bëjë.

Bricjapi me shumë ide dhe komunikim, por edhe me vetëbesim mund të vazhdojë gjithmonë me diskutime serioze e projekte, por edhe takime.

Ujori do ketë jete sociale të vrullshme, dalje, argëtim njohje te reja dhe festa apo lidhje të reja.

Peshqit do interesohen se si të publikojnë më shume veten e tyre duke dashur një reklamim me patjetër.