Horoskopi për ditën e sotme, 14 janar 2018

Dashi

T’ia nisësh me këmbë të mbarë është thelbësore. Por, ju e keni mendjen gjetiu dhe nuk dini mirë se çfarë të vendosni. Të merrni një vendim për diçka, ju duket e pamundur në këtë moment. Nuk ju mbetet tjetër veçse të prisni.

Demi

Luftoni kundër vështirësive emocionale që ju ka sjellë bashkëveprimi i Marsit me Uranin, duke e marrë jetën pak lehtë dhe me buzëqeshje. Nëse lexoni ligjet e zemrës, do ta kuptoni se jo gjithmonë “fluturohet”, do të lodheshit shumë!

Binjakët

Keni ndryshuar mendje ndoshta shumë shpejt dhe tani një kolegu i ka mbetur qejfi me ju, duke u ndjerë i tradhtuar. Sigurisht që do t’ia dilni t’ia shpjegoni më mirë. Duhen disa pikëmbështetje të forta, për të mos lejuar të tërhiqeni lehtësisht nga çdo drejtim i rrymës.

Gaforrja

Hëna ju buzëqesh dhe krijon marrëdhënie të mirë me Plutonin dhe Mërkurin, gjë që jua shton shumë sharmin. Do të harmonizoni idetë në një projekt konkret. Do të keni rezultate të mira në studime dhe në shkollë.

Luani

Ngjarje të rëndësime të lidhura me punën janë bërë më urgjente me ndikimin e Neptunit dhe duhet të jenë në përputhje me kërkesat e jetës në çift. Nuk do të jetë e lehtë të gjeni në një ekuilibër midis jetës private dhe profesionale, por ju do t’ia dilni.

Virgjëresha

Është një ditë e këndshme dhe do t’ju lindë dëshira për të dalë e për t’u dëfryer. Pak ajër i freskët bën mirë gjithmonë. Dikush shumë shpejt do t’ju shprehë të gjithë mirënjohjen e vet, pasi ju nuk i gjykoni gjërat nga paraqitja.

Peshorja

Nuk duhet të rrëmbeheni nga euforia! Duhet të qëndroni me këmbë në tokë dhe të mos përfshiheni nga aventura tepër të rrezikshme. Mendoni për pasojat e veprimeve që kryeni, do të shmangnit rrezikun për ta pësuar.

Akrepi

Së shpejti mjegulla do të fashitet dhe ju do të shihni çdo gjë më qartë. Tani për tani nuk mund të bëni gjë tjetër përveçse të prisni, pa ndërmarrë hapa të rrezikshme. Nuk është e vështirë të kujdesesh për diçka, nëse doni vërtet. Fillimisht fitoni urtësinë.

Shigjetari

Duke mësuar të menaxhoni pengesat, do të vlerësoheni nga të gjithë, por edhe do t’ju besohen edhe detyra të reja. Nëse jeni duke kërkuar një ndërmarrje të re, duhet të jeni ju të parët që besoni në potencialet që keni.

Bricjapi

Rastësi të vogla do t’ju ndihmojnë ta zeroni vonesën që keni akumuluar. Kështu, në fund do t’ia dilni edhe para të tjerëve. Nuk do të mund të shmangni ndonjë vështrim pak jomiqësor në rrethin tuaj, por do t’ia dilni t’i pranoni.

Ujori

Ditë e përsosur për të rivendosur harmoninë në çift, nëse për çfarëdolloj arsye, gjërat nuk po shkonin mirë. Bashkëveprimi i Marsit me Venusin është në favorin tuaj. Me partnerin dhe në familje do të keni një ambient të shkëlqyer, ku asgjë nuk do t’ju duket e pamundur.

Peshqit

Lejojini vetës një pasdite të paqtë, në qetësi absolute. Bashkëveprimi i Hënës në lidhje me Neptunin gjatë mbrëmjes mund të bëjë që t’ju krijohet një gjendje nervozizmi. Mos i shmangni të tjerët, por gjithashtu jepini vetes disa momente qetësie duke qëndruar vetëm.