Presidenti i Maqedonisë nuk dekreton ligjin për gjuhën shqipe

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, është shprehur për opininon publik se ai ka vendosur të mos e dekretoj miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Ai e ka argumentuar me faktin se ligji rrezikon karakterin unitar të shtetit, sovranitetin dhe integriten territorial të Maqedonisë. “Më 11 janar të vitit 2018, Kuvendi i Maqedonisë e votoi ligjin për përdorim të gjuhëve pa debat publik, pa përfshirjen e ekspertëve akademik dhe pa opozitën.

Në fjalimin e fundvitit, theksova se ky ligj është sjell me flamurin evropian. Me miratimin e këtij ligji është keqpërdorur flamuri evropian, i cili i ndryshon sistemet ligjore”, tha ai. (Burimi: AlsatM)