A jeni gati? Ja 7 gjërat që “humbni” kur vendosni të martoheni…

Nuk mund t’i kemi të gjitha njëherësh apo jo?

Martesa është një bashkim zemrash për të nisur një rrugëtim të bukur e të vështirë së bashku por është gjithashtu një sakrificë.

“Do të humbni të gjithë miqtë tuaj” dhe “Ju duhet të jetoni jetën tuaj” janë frazat më të zakonshme që do të dëgjoni pothuajse çdo ditë.

Ajo çfarë duhet të shqetësojë me të vërtetë një person që po pret të martohet është se nëse mbi të gjitha do të humbë vetveten.

Kur martohesh, me të vërtetë humbet shumë gjëra, por humbja e atyre gjërave mund të jetë në fakt e dobishme.

Këtu janë shtatë gjëra që ju “humbni” kur martoheni:

Ju “humbni” shqetësimin se kurrë nuk do të gjeni dikë 

Kushdo që dëshiron të martohet e ka atë pak ankth se një gjë e tillë do të ndodhë me ta, se ata nuk do të gjejnë kurrë dashurinë e jetës.

Shumë njerëz preferojnë të martohen dhe të kalojnë jetën me dikë që i përmbush dhe ashtu duhet të jetë. Kur ju më në fund gjeni dashurinë tuaj të jetës, ju “humbni” atë ankthin e të qenit i vetmuar (dhe kjo është absolutisht e bukur).

Ju “humbni” nevojën për tu bërë përshtypje të gjithëve

Pasi të martoheni, tashmë ekziston një person që merr përparësinë tuaj dhe ai është bashkëshorti juaj.

Është e rëndësishme që të përmbushni edhe përgjegjësitë tuaja të tjera, por ato njerëz dhe detyra të tjera bëhen pak më pak shqetësuese kur ju jeni të fokusuar në përkujdesjen e marrëdhënies tuaj me të dashurin tuaj.

Ju “humbisni” miqtë tuaj të pasigurtë

Kur martoheni dhe përparësitë tuaja ndryshojnë, atëherë kuptoni se kush janë miqtë tuaj të vërtetë.

Është kaq e rëndësishme që të vazhdoni të mbani miqësitë tuaja, por miqtë tuaj të vërtetë dhe të besueshëm do të kuptojnë se bashkëshorti juaj është prioriteti juaj kryesor tani.

Ju “humbisni” disa nga pasiguritë tuaja

Gjithësecili nga ne ka pasiguritë e tij. Por kur martohesh, dashuria juaj ua lehtëson disa prej këtyre pasigurive, sepse e dini se bashkëshorti juaj ju do më shumë se çdo gjë në botë.

Ju fitoni një ndjenjë rehatie në të kuptuarit se dikush ju do juve dhe gabimet tuaja.

Ju “humbisni” mundësinë për tu shqetësuar vetëm për veten tuaj

Ju ishit i vetmi person për të cilët me të vërtetë duhej të shqetësoheshit kur ishit vetëm. Por tani që jeni martuar, automatikisht merakoseni për atë që keni përkrah, sepse dëshironi vetëm më të mirën për ta.

Ju do të bëni gjithçka për ta mbajtur larg nga rruga e keqe dhe ju përjetoni një ndjesi qetësie duke e ditur që përkujdesja është reciproke.

Për të mos përmendur faktin që kur marrëdhënia juaj fillon të plotësohet me anëtarë të rinj dhe vëmendja dhe kujdesi i juaj i përbashkët është 100% mbi krijesën e re që keni sjellë në jetë.

Ju “humbisni” planet e sigurta

Deri sa të martoheni mendoni se çdo gjë në jetë e keni vendosur në vendin e vet. Megjithatë, pas disa ndryshimeve në karrierë, të jetës tuaj të re dhe rrethanave të tjera të papritura, ju do të mësoni ta merrnim jetën ashtu siç vjen.

Ju mësoni që të jeni të përgatitur për çdo gjë në jetë, por ju do të humbisni pritshmëritë tuaja sepse jeta thjesht është e paparashikueshme. Kur t’i lini thjesht të vinë, jeta juaj do të bëhet shumë më e lumtur.

Ju “humbisni” disa pjesë nga vetja

Ju mund të jeni personi më kokëfortë në botë, por ju do t’i humbisni këto pjesë nga vetja kur martoheni. Martesa kërkon durim, kompromis dhe sakrifica.

Ju jepni çdo pjesë të vetes tuaj drejt partnerit tuaj dhe prisni të njëjtën gjë. Pra, ndërsa po tregoni veten tuaj më të mirë, po fitoni copa të dashurisë tuaj dhe po bashkoheni në një në mënyrën më të bukur.

Është e vërtetë që ju humbni pakëz kur martoheni. Por këto humbje japin shpërblime të mahnitshme që nuk do t’i kishit arritur në ndonjë mënyrë tjetër.