Ju mpihen duart dhe ju merren mendtë? Ja çfarë këshillohet për ju

Ju mpihen shpesh duart dhe ju merren mendtë? Ja çfarë këshillon Anjeza Kuçi, mjeke ORL pranë Poliklinikës së Specialiteteve nr.3, Tiranë.

“Problemet e veshit të brendshëm shoqërohen me marrje mendsh, të vjella, zhurma në vesh, gjendje lipotimie apo ndjesi të fikëti. Nëse mpirja e duarve shoqërohet edhe
me dhimbje dhe mpirje të shtyllës kurrizore të pjesës cervikale apo të zonës së qafës që shoqëron problemet e spondiloartrozës, atëherë duhet bërë një konsultë me
mjekun reumatolog ose neurolog. Nëse jo, të bëhet konsulta me mjekun ORL që të vihet një diagnozë, sepse shenjat nuk janë tipike për probleme të veshit të brendshëm.” /Shëndeti